Një moment i çuditshëm është kapur nga kamera, ku shfaqet momenti kur një burrë i kacavaret për këmbe të dashurës së tij pasi ajo e kishte braktisur.
Kjo video e burrit që gjunjëzohet duke e lutur të dashurën t’i rikthehet është bërë virale, dhe është interesant se si shihet duke u shkarravitur nëpër tokë, duke i kërkuar që të mos i jep fund lidhjes së tyre, transmeton Telegrafi.
Fatkeqësisht, as kërkim falja e tij publike nuk pati ndonjë efekt pozitiv, por ajo çfarë arrti ai ishte një audiencë të gjerë të cilët shikonin me habi tash ish-të dashurën e tij, e cila bërtiste nga frika së mund ta lëndoj.
Në video mund të dëgjohet gruaja duke i thënë, “më lësho sepse nuk ka kthim pas. Gjithçka ka marrë fund”.
Kjo ngjarje e çuditshme raportohet se ka ndodhur në qytetin kinez Jiangsu. /Telegrafi/