Site icon Telegrafi

Momenti kur një burrë futet me veturë në shesh dhe shtyp turmën, 11 të vdekur dhe 44 të lënduar në Kinë (Video, +18)

Autoritetet kineze të sigurisë kanë arrestuar një burrë nën akuzën se ka shtypur me veturë turmën e këmbësorëve, duke i lënë të vdekur 11 persona dhe mbi 44 tjerë të lënduar rëndë.

Një veturë e kuqe kishte shtypur turmën në sheshin e qytetit Hengdong në provincën Hunan. Në total numri i këmbësorëve të shtypur është 55, ku 11 prej tyre humbën jetën dhe 44 tjerë u lënduan, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq policia kineze menjëherë intervenoi duke arrestuar të dyshuarin e identifikuar si Yang Zanyun, 54-vjeç, i cili edhe më parë ishte dënuar me burgim.

Mediat kineze raportojnë se policia ka filluar hetimet dhe se deri më tani nuk dihen motivet që shtynë këtë burrë të ndërmerr një veprim të tillë. Gjithashtu nuk dihet nëse ky sulm ka të bëjë me ndonjë vepër terroriste.

Pamjet amatore të publikuara më poshtë shfaqin qytetarët e shtrirë pavetëdije në tokë, derisa turma e kapluar nga paniku vraponte nga të gjitha anët për ta shpëtuar kokën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version