Një djalosh edhe pse ishte më i shëndoshë se kundërshtarët e tij që nuk ishin të paktë në numër, ka arritur që të gjithë t’i nokautoj në një mënyrë interesante, duke i përplasur për tokë sikur të ishin thasë me miell.
Në një rrahje masive që kishte ndodhur në rrugë dhe që është filmuar e postuar në YouTube, shihet një djalosh duke vënë rregull në rrugët e qytetit, dhe atë pa ndihmën e policisë apo miqve të tij, transmeton Telegrafi.
Me të parë se kishte rifituar kontrollin në rrugët e lagjes së tij, djaloshi sypatrembur kap një shkop bejsbolli me të cilin i përzë djelmoshat e këqij. /Telegrafi/