Një moment i frikshëm u kap nga kamerat, teksa një bandë e armatosur hapi zjarr jashtë një dyqani të pulave në Angli, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, këto pamje thuhet se janë marrë dje në West Midlands të Anglisë.
Një banor i Birmingham, Anwar Afzal shpërndau ato në Facebook, duke thënë se videoja është xhirur në Handsworth.
Pas të shtënave siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, të armatosurit shihen duke vrapuar nëpër rrugë.
Me këtë rast nga frika e këtij aksioni, të rrezikuarit që gjenden atypari u strehuan brenda dyqanit pas banakut.
Punonjësit shfaqen të frikësuar, ndërsa shohin që kalimtarët zvarriten nëpër tokë për t’ju shpëtuar të shtënave.
“Po bëjmë apel për informata të gjëra pasi dje këta persona hapën zjarr në një dyqan në Handsworth”, tha një zëdhënës i Policisë së West Midlands.
“Sipas raportimeve aktuale, tre burrat ndoqën një grup tjetër në, në orët e para të mëngjesit”, ka thënë ai.
“Besohet se ka qenë një sulm i planifikuar midis grupeve të ndryshme, dhe hetimet janë duke u zhvilluar”, ka shtuar më tej Policia. /Telegrafi/