Telegrafi

Momenti kur nga turbulenca shkëputen panelet e aeroplanit dhe bien mbi udhëtarë (Video)

Aeroplani i United Airlines, ka pësuar turbulenca të shumta teksa po aterronte në një aeroport në Houston të Teksasit.

Për pasojë, disa panele që ndodheshin në pjesën e sipërme të enterierit, janë shkëputur duke rënë mbi udhëtarët, transmeton Telegrafi.

Këta të fundit është dashur të mbajnë kokën me duar, në mënyrë që të mos goditen nga objektet metalike.

Megjithëse aeroplani ka arritur të ndalon si duhet, disa persona kanë marrë lëndime të lehta.

Tavanit të Boingut 767, duhet t’i bëhet një renovim i menjëhershëm, sepse pas heqjes së paneleve kanë dalë përjashta edhe disa kabllo të rrymës.