Telegrafi

Momenti kur nënës i rrëshqet nga duart foshnja, dhe rrëzohet për vdekje nga 12 metra lartësi (Foto/Video, +18)

Një nënë e re ka hedhur foshnjën e vet nga një lartësi prej 12 metra, në momentin që u pengua nga fustani i saj i gjatë në shkallët lëvizëse.

Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë brenda një qendre tregtare në Uzbekistan, shfaq momentin kur gruaja e veshur me fustan të gjatë po zbriste shkallëve elektrike, duke mbajtur në duar foshnjën e saj, transmeton Telegrafi.

Por në ato momente duket se ajo u pengua nga fustani i gjatë, me ç’rast i rrëshqet foshnja nga duart dhe rrëzohet nga pjesa anësore e shkallëve nga një lartësi prej 12 metrave.

Raportohet se foshnja është rrëzuar nga një lartësi e barabartë sa një ndërtesë katër katëshe.

Edhe pse ekipi i emergjencës të qytetit Andijan u shfaqen në vendin e ngjarjes për t’i dhënë ndihmën e parë foshnjës, raportohet se nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. /Telegrafi/