Telegrafi

Momenti kur Napoli u shpall kampion

(Foto: Getty Images)

Për herë të tretë në histori të klubit, Napoli është shpallur kampion i Italisë.

Skuadra e Luciano Spallettit i është gëzuar suksesit të jashtëzakonshëm pas barazimit (1-1) ndaj Udineses në Dacia Stadium në kuadër të xhiros së 33-të në Serie A.

Lexo po ashtu Suksesi historik i Amir Rrahmanit, kampion i Serie A me Napolin

Partenopei janë dashur të presin plot 33 vjet, gjegjësisht 12.058 ditë, për t’iu gëzuar titullit të kampionit.

Ky klub u shpall kampion në edicionet 1986/1987 dhe 1989/1990, asokohe në skuadër luante legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona, ashtu siç është edhe emri aktual i stadiumit që e feston titullin e kampionit të Serie A.

Lexo po ashtu Napoli kampion i Italisë për sezonin 2022/2023

Në disa video të publikuara shfaqet momenti kur Napoli u shpall kampion i Italisë për sezoni 2022/2023 dhe reagimi skuadrës. /Telegrafi/