Agjencia e lajmeve Reuters, ka publikuar një video në të cilën shfaqet momenti kur ambasadori rus sillet me urgjencë me autoambulancë në spital.
Ambasadori rus në Turqi ishte qëlluar për vdekje nga një 22-vjeçar ish-pjesëtar i policisë turke, derisa ai po mbante një fjalim me rastin e hapjes së një ekspozite në Ankara, transmeton Telegrafi.
Por edhe përkundër plumbave që i kishte marrë në trup, ekipet e emergjencës janë munduar të japin gjithçka nga vetja që ta rikthejnë në jetë, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë.
Aty shihet një autoambulancë nën shoqërimin e forcave të shumta policore sillet në spital për tretman. /Telegrafi/
Turkish security source says gunman who shot Russian ambassador was police officer who worked in Ankara. Read more: https://t.co/NNjdalCbtk pic.twitter.com/4KOkcmxtjt
— Reuters (@Reuters) December 19, 2016