Kamerat e sigurisë të instaluara brenda ndërtesës së Parlamentit iranian, kanë filmuar momentin kur tre terroristë të ISIS-it futen brenda dhe fillojnë të qëllojnë mbi civilë me kallashnikovë, duke lënë 12 të vdekur.
Në video mund të shihen se si dhjetëra civilë fillojnë të ikin, derisa terroristët e armatosur me pushkë automatike të tipit AK-47 qëllojnë mbi ta, transmeton Telegrafi.
Disa prej tyre rrëzohen për toke gjatë sulmit në Teheran, të cilët janë kapluar nga paniku, derisa disa tjerë mundoheshin të shpëtonin duke u fshehur nën karrige.
Sulmuesit ishin futur aq thellë brenda ndërtesës së Parlamentit, sa që dyshohet se disa herë kishin shtënë në drejtim të sallës ku gjendeshin deputetët. /Telegrafi/