Telegrafi

Momenti kur Mbreti Charles III gjuhet me vezë gjatë një vizite në York

Një burrë u arrestua nga policia pasi hodhi vezë ndaj Mbretit Charles III ku ishte prezentë dhe bashkëshortja mbretëreshë, Camilla.

Gjithçka ndodhi gjatë një shëtitjeje në Micklegate Bar, në York, të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Mbreti Charles III dhe Camilla vizituan Yorkshire, ku monarku do të zbulojë një statujë të nënës së tij, Mbretëreshës së ndjerë, Elizabeth II.

Burri u dëgjua duke bërtitur “ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve” derisa po ndalohej nga rreth katër oficerë policie pasi hodhi vezë ndaj monarkut – vezët nuk goditën asnjërin prej tyre.

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla u larguan më pas ndërsa policia e shoqëroi burrin në një furgon policie.

Personi që hodhi vezë ndaj monarkut thuhet të jetë Patrick Thelwell, një ish-kandidat i Partisë së Gjelbër. /Telegrafi/