Telegrafi

Momenti kur ‘macja gjigante del nga tuneli hekurudhor’

Ky është momenti surreal kur një mace gjigante duket se del nga një tunel hekurudhor.

Shoferi i trenit dhe entuziast i “modeleve hekurudhore” Jon Lawton ndau pamjet gazmore të maces së tij bardhë e zi, Mittens, përcjell Telegrafi.

Ai këtë e bëri duke eksploruar “hekurudhën e tij model” në llogarinë e tij në Twitter javën e kaluar dhe që atëherë është bërë virale.

Mittens, e cila ka më shumë se 1000 ndjekës të saj në Twitter, mund të shihet duke dalë nga tuneli ndërsa një “tren model hyn në tunel në shinat fqinje”.

Shikuesit e pëlqejnë pamjen e maces, me një përdorues që e quan Mittens ‘Kitty Kong’. /Telegrafi/