Telegrafi

Momenti kur Luan Krasniqi e këshillon boksierin turk se si të luftonte ndaj Nuri Seferit (Foto)

Nuri Seferi ka humbur luftën për titull evropian në kategorinë WBO në peshën ‘crusier’

Ishe turku Firat Arslan që mposhti boksierin shqiptar në meçin që zgjati 12 raunde.

Lexo po ashtu Luan Krasniqi mbështet boksierin turk kundër Nuri Seferit (Foto)

Këtë sfidë nga afër e ndoqi edhe ish boksieri Luan Krasniqi. Madje Krasniqi në pushimin pas raundit 11, i afrohet Arslanit për ta këshilluar për raundin e fundit, raundin e 12-të, transmeton Lajmi.net

Luan Krasniqi ditë më parë ka konfirmuar mbështetjen për Firat Arslan, të cilin e ka një mik.

Luan Krasniqi duke e këshilluar boksierin turk ndaj Nuri Seferit.