Telegrafi

Momenti kur leopardi sulmon rojën e parkut (Foto/Video, +18)

Ky është një moment rrëqethës kur një roje e parkut sulmohet nga leopardi, edhe pse ai po mundohej ta shpëtonte këtë mace të madhe.

Leopardi fillimisht kishte sulmuar një lopë në fshatin Jhadali Manpira në pjesën perëndimore të Indisë, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa roja e parkut po mundohej ta largonte leopardin e rrethuar nga turma e njerëzve, ai i vërsulet burrit i cili kishte për qëllim t’ia shpëtonte jetën.

Në video mund të shihet burri duke qëndruar i shtrirë në tokë derisa leopardi po e sulmonte, kurse në sfond dëgjohen britmat e fshatarëve.

Videoja është filmuar nga një fshatar, i cili sipas pamjeve ishte tejet i frikësuar për faktin se gjatë gjithë kohës i dridhje dora derisa filmonte.

Për fat të mirë ky roje i ka shpëtuar më të keqes më ndërhyrjen e fshatarëve, të cilët ia shpëtuan jetën dhe e dërguan me urgjencë në spital.