Një kuzhinier britanik që ka mundur të hajë makaronat e djegës që ishin mbi 4 mijë herë më të djegës sesa sosit me speca, për disa minuta kishte mbetur i shurdhër pasi kishte përfunduar pjatën plotë me makarona.
Ben Sumadiwiria 22-vjeç nga Londra, këtë “specialitet” e kishte shijuar gjatë një udhëtimi në Xhakarta të Indonezisë, transmeton Telegrafi.
“Makaronat e vdekjes” përgatiten me 100 lloje të sosëve të djegës, që konsiderohen të jenë mbi 4.000 herë më të djegës sesa Tabasco.
Por pasi që futi në gojë lugën e parë, ai filloi të djersitet, të ndjejë marramendje dhe të kërkojë ujë të ftohtë, por as uji nuk i kreu punë kur për dy minuta humbi dëgjimin nga të djegësit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ABDPiQ4N0nA