Telegrafi

Momenti kur kryeministri japonez rrëzohet dhe rrokulliset derisa po luante golf me presidentin amerikan (Video)

Një video e publikuar në internet është duke bërë xhiron e botës, për faktin se në të shfaqet kryeministri japonez Shinzo Abe i cili rrëzohet derisa po luante golf me presidentin amerikan Donald Trump.

Abe dhe Trump kanë luajtur golf në klubin Kasumigasekijev, kur kryeministri japonez u rrëzua në gropën me rërë dhe u rrokullis disa herë mbrapa, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë shihet se si ai duke u munduar të ngjitet në sipërfaqen e rrafshët në një moment rrëshqet dhe rrokulliset mbrapa, por shpejt u ngrit në këmbë kur edhe iu afrua për ta ndihmuar asistenti i tij.

Por, partneri i tij në këtë lojë të golfit nuk ishte afër, kurse pamjet e filmuara nga helikopteri tregojnë se si këtë moment nuk e kishte parë fare presidenti amerikan. /Telegrafi/