Një video e publikuar në internet është duke bërë xhiron e botës, për faktin se në të shfaqet kryeministri japonez Shinzo Abe i cili rrëzohet derisa po luante golf me presidentin amerikan Donald Trump.
Abe dhe Trump kanë luajtur golf në klubin Kasumigasekijev, kur kryeministri japonez u rrëzua në gropën me rërë dhe u rrokullis disa herë mbrapa, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë shihet se si ai duke u munduar të ngjitet në sipërfaqen e rrafshët në një moment rrëshqet dhe rrokulliset mbrapa, por shpejt u ngrit në këmbë kur edhe iu afrua për ta ndihmuar asistenti i tij.
Por, partneri i tij në këtë lojë të golfit nuk ishte afër, kurse pamjet e filmuara nga helikopteri tregojnë se si këtë moment nuk e kishte parë fare presidenti amerikan. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=68&v=NvDSG7mdBRI