Wolfsburgu ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Real Madridit me rezultat 2:0 në takimin e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Por, futbollisti i ekipit gjerman, Vierinha, këtë lojë do ta kujtoj për një moment të dhimbshëm.
Portugezi është goditur me bërryl në fytyrë nga mesfushori madrilen, Tony Kroos, me ç’rast ka humbur një dhëmb, transmeton Telegrafi.
Gjyqtari i ndeshjes nuk e ka vlerësuar këtë rast të qëllimshëm dhe nuk e ka ndëshkuar mesfushorin gjerman të Los Blancos.
Reali dhe Wolfsburg do të takohen sërish më 12 prill në stadiumin Santiago Bernabeu. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=J4blJK3c2F4