Koreja e Veriut ka lansuar një raketë që ka fluturuar mbi Japoninë dhe ka rënë në ujërat e Oqeanit Paqësor te ishulli Hokaido, kanë njoftuar Koreja e Jugut dhe Japonia.
Pyongyan ka lansuar raketën gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës, e cila njëherit është raketa e parë që është lansuar nga Koreja e Veriut në drejtim të Japonisë pas asaj të vitit 2009, transmeton Telegrafi.
Televizioni japonez NHK, ka raportuar se raketa është ndarë në tri pjesë dhe ka rënë në ujë pranë ishullit Hokaido.
Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, raketa është lansuar nga periferia e Pyongyan rreth orës gjashtë të mëngjesit sipas kohës lokale, dhe ka fluturuar afro 2.700 kilometra. /Telegrafi/