Site icon Telegrafi

Momenti kur “kërset grushti” në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Një incident i papritur ka ndodhur menjëherë pas ceremonisë së varrimit të Mentor Palokajt, vëllait të reperit të njohur Unikkatil.

Sipas raportimeve, derisa turma po shpërndahej pas ceremonisë mortore, djali i Unikkatilit, Roni, është përfshirë në një konflikt fizik me një pjesëmarrës në varrim.

Përplasja mes tyre u përshkallëzua shpejt, duke bërë që të pranishmit të ndërhynin menjëherë për t’i ndarë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet e tensionit, ndërsa të afërm dhe miq të familjes ndërhyjnë për të shmangur eskalimin e mëtejshëm të situatës.

@leader.hb Rroni 🦁❤️ #mentorpalokaj #unikkatil #fyp #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #virallllll ♬ original sound – leader.hb

Motivet që çuan në këtë incident ende nuk dihen, por ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Varrimi i Mentor Palokajt u mbajt në një atmosferë të ngarkuar emocionale, ku familja, miqtë dhe fansat e tij u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Përplasja e ndodhur në një moment kaq delikat ka sjellë vëmendje të shtuar mbi ngjarjen, ndërsa pritet një reagim nga familja për të sqaruar rrethanat e incidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version