Telegrafi

Momenti kur këngëtarja u rrëzua nga skena (Video)

Këngëtarja e grupit “Garbage”, Shirley Manson, është rrëzuar nga skena gjatë një koncerti në një festival në Los Angeles.

Ajo ishte duke interpretuar këngën “Special” dhe gjithçka shkonte mirë deri në momentin kur bëri hapin e gabuar.

Shirley u afrua te skaji i skenës dhe u rrëzua poshtë, por fatmirësisht atë e pritën gazetarët dhe fotografët që ishin poshtë.

Si një profesioniste e vërtetë, këngëtarja vazhdoi të këndonte sikur të mos kishte ndodhur asgjë. /Telegrafi/