Një vajzë katërvjeçare e zhdukur prej 18 ditësh në një pjesë të largët të Australisë Perëndimore është gjetur e gjallë dhe në gjendje të mirë në një shtëpi të mbyllur, ka thënë policia.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Cleo Smith u zhduk nga tenda e familjes së saj në një kamping pranë qytetit të Carnarvon më 16 tetor, duke shkaktuar një kërkim masiv.
Lidhur me këtë rast, një 36-vjeçar ndodhet në paraburgim dhe po merret në pyetje nga detektivët.
Një 36-vjeçar ndodhet në paraburgim dhe po merret në pyetje nga detektivët.
Policia bastisën një shtëpi në Carnarvon në orët e para të së mërkurës, pas të dhënave mjeko-ligjore.
“Ata gjetën Cleo-n e vogël në një nga dhomat”, tha në një deklaratë zëvendës-komisioneri Col Blanch nga policia e Australisë Perëndimore
“Një nga oficerët e mori në krahë dhe e pyeti: ‘Si quhesh?’, Ajo tha: ‘Emri im është Cleo’”, thuhet më tej në deklaratë. /Telegrafi/