Videoja dramatike tregon një djalë me kapuç të zi dhe me maskë në fytyrë, duke dalë nga dyqani me çanta në duarA.
Në atë moment dëgjojmë një të ri që e pyet, “a do të paguash mallin?” dhe më pas bëhet rrëmujë.
Nëse duhet besuar postimit në platformën ItemFix, një nga klientët e pa hajdutin e supozuar dhe vendosi ta ndalojë.
Ai e kapi djalin nga “jaka” dhe e mbajti në dysheme. Ai rezistoi dhe bërtiti se “nuk më prek dot”, por nuk mundi të çlirohej.
Personazhi kryesor u kërkoi punonjësve të thërrisnin policinë e Ohios dhe duke qenë se regjistrimi është ndërprerë, mund të supozojmë se ata kanë mbërritur shumë shpejt në vendngjarje.
Një numër i madh përdoruesish kanë komentuar videon dhe kanë mbështetur reagimin e klientit, duke kërkuar dënime të rrepta për hajdutët. /Telegrafi/