Site icon Telegrafi

Momenti kur Kamaru Usman lë pa ndjenja Jorge Masvidalin, pas goditjes së jashtëzakonshme

Kamaru Usman mbrojti titullin e tij në peshat ‘welterweight’ në UFC duke mposhtur Jorge Masvidal për herë të dytë, në UFC 261, ku kësaj radhe me një goditje të madhe dhe nokaut i dha fund kundërshtarit të tij.

Luftëtari afrikan ka mbrojtur titullin për herë në tretë në peshat ‘welterweight’ në UFC, pasi kësaj radhe mposhti Masvidalin.

Usman u tregua i pamëshirshëm ndaj kundërshtarit të tij, duke e mposhtur me nokaut të çmendur në raundin e dytë.

Lexo po ashtu Usman mbron titullin në UFC, mposht me nokaut të çmendur Masvidalin

Nokauti i Usman erdhi pas një goditje të çmendur, e cila erdhi pasi Masvidal po bënte disa manovrime dhe po tentonte të tallej me afrikanin në oktogon.

Momenti i nokautit po bën xhiron e botës, pasi goditja e Usman ishte thjeshtë e jashtëzakonshme, duke e lënë pa ndjenja Masvidalin.

Më poshtë keni disa video të momentit të nokautit. /Telegrafi/

https://twitter.com/ty310897/status/1386173174019239938

Exit mobile version