Telegrafi

Momenti kur Jose Mourinho ‘vrau’ me kritika Cristiano Ronaldon pavarësisht se kishte shënuar het-trik: Adebayor zbulon gjithçka për portugezin gjatë kohës në Real Madrid

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Emmanuel Adebayor ka treguar se si José Mourinho “i vrau ​​të gjithë” në dhomën e zhveshjes, përfshirë edhe Cristiano Ronaldon që kishte shënuar tre gola.

Togolezi e kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2010-11 në huazim në Santiago Bernabéu kur Mourinho ishte në krye të klubit.

“Në Real, ne ishim duke fituar 3-0 pas pjesës së parë. [Mourinho] erdhi në dhomën e veshjes dhe u çmend komplet”.

“Ai goditi frigoriferin, goditi televizorin, hodhi ujë”.

“Ai i vrau të gjithë. Mbaj mend njëherë që vrau edhe Ronaldon pasi kishte shënuar një het-trik.

“I tha: ‘Të gjithë thonë që je më i miri në botë dhe ti po luan keq. Më trego se je më i miri’. Ronaldo nuk ka asgjë”, ka thënë Adebayor për SportMail. /Telegrafi/