Ky është momenti kur jahti luksoz fundoste në brigjet e Majorcas në Spanjë, derisa pesë persona, përfshirë një fëmijë, shpëtohen.
Anija luksoze pati fillimisht telashe rreth orës 10 të paradites të së shtunës, kur një anije tjetër pranë saj që ishte në afërsi të brigjeve Camp de Mar në jugperëndim të ishullit Balearic fillon pjesërisht të fundoset, transmeton Telegrafi.
Ekipet emergjente u alarmuan menjëherë pas kësaj, duke nisur drejt tyre anijet e shpëtimit që për fat të mirë arritën të nxjerrin gjallë pesë persona.
Që të gjithë personat që gjendeshin në jaht janë dërguar në portin Adriano në afërsi të Magalufit.
Pamjet e publikuara nga rojet bregdetare spanjolle, shfaq jahtin që kap vlerën e mbi 1 milion dollarëve duke u fundosur. /Telegrafi/