Telegrafi

Momenti kur ISIS qëllon me predhë helikopterin ushtarak rus në Siri (Foto/Video)

Një helikopter ushtarak rus është detyruar të bëjë ulje emergjente në Siri, pasi besohet se ishte qëlluar nga xhihadistët e ISIS-it derisa ishte në tokë.

Helikopteri ishte ulur pranë qytetit sirian Palmyra, ku dyshohet se ishte goditur nga një predhë derisa po qëndronte pranë një piste, transmeton Telegrafi.

Edhe përkundër sulmit, anëtarët e ekuipazhit kanë arritur të kthehen shëndoshë e mirë në bazën ajrore Hmeimim.

Sipas Amaq, agjenci e lajmeve e afër me Shtetin Islamik, raporton se helikopteri ushtarak rus është shkatërruar nga një raketë në Huwaysis, një zonë rurale në pjesën lindore të Homs-it. /Telegrafi/