Telegrafi

Momenti kur huliganët e West Hamit sulmuan Adnan Januzajn (Video)

Ndeshja mes West Ham United dhe Manchester United filloi me 45 minuta më vonesë, shkaku i veprimit të turpshëm të huliganëve të West Hamit.

Në fakt, tifozët e West Hamit sulmuan autobusin e skuadrës së “Djajtve të Kuq”.

Tashmë janë publikuar pamjet brenda autobusit të Manchester Unitedit, në momentin kur autobusi u sulmua nga huliganët.

Megjithëse futbollistët e “Djajve të Kuq” e përjetuan me shaka dhe tallje gjithë incidentin, mesfushori shqiptar me tipare sulmuese, Adnan Januzaj, dukej tejet i frikësuar, pasi ishte shtrirë në tokë në kohën kur po sulmohej autobusi. /Telegrafi/