Ai i premtoi popullit gjerman një Rajh 100-vjeçar. Dhe kur përfundoi së foluri, Adolf Hitleri kishte krijuar me të vërtetë një perandori. Por jo një gjermane, ashtu si kishte planifikuar, por amerikane. I ishte dashur vetëm një orë e gjysmë – për kaq gjatë, Adolf Hitleri i ishte drejtuar Rajhtagut në 11 dhjetor 1941. 87 minuta që do të ndryshonin botën përgjithmonë.
Fyhreri qëndron në podium, me zërin e qetë dhe të matur. Një heshtje vdekjeje ka rënë në sallën e mbushur plot, teksa njerëzit dëgjojnë me vëmendje, çdo fjalë që ai nxjerr nga goja.
Së pari, Hitleri u jep pjesëtarëve një informacion mbi luftën kundër Britanisë së Madhe.
Më pas, ai e përshkruan veten si mbrojtësin e Europës kundër Bashkimit Sovjetik.
Por pas kësaj, fjalimi zhvendoset tek Amerika.
Forca dhe intensiteti i fjalimit rriten. Zëri bëhet më i lartë, më agresiv.
Ai e quan presidentin e SHBA të çmendur, teksa shpjegon se si “është qëllimi i çifutëve dhe Frenklin Rusveltit të tyre, që të shkatërrojnë njërin vend pas tjetrit”.
Thirrje miratimi jehojnë nëpër të gjithë Rajhtagun.
Dhe pastaj – mes duartrokitjeve të papërmbajtura – i vetëshpalluri komandanti më i madh në histori, vulos fatin e tij me një fjali të vetme:
Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni KËTU