Telegrafi

Momenti kur helikopteri i policisë braziliane rrëzohet me ‘predhë’ nga bandat e Rios (Foto/Video)

Një video shokuese ka filluar të qarkullojë në internet, ku shfaqet momenti kur një helikopter i policisë braziliane rrëzohet nga një predhë që lansohet nga një bandë, me ç’rast humbin jetën katër policë.

Në video shihet se si fluturakja fillimisht humb kontrollin dhe përplaset për tokë, në rrugët kryesore të qytetit të Rios, transmeton Telegrafi.

Vetëm disa sekonda para se të rrëzohej helikopteri dëgjohen disa të shtëna armësh, por autoritetet braziliane ende nuk e kanë konfirmuar lajmin nëse helikopteri është rrëzuar nga ndonjë predhë.

Por nëse vërtetohet që helikopteri është rrëzuar nga bandat, atëherë kjo nuk do të ishte hera e parë që një gjë e tillë ndodhë në Rio. /Telegrafi/