Site icon Telegrafi

Momenti kur helikopteri i policisë angleze gjeti gjashtëvjeçaren duke fjetur në një fushë, pasi ajo u zhduk nga shtëpia e saj në mes të natës

Një vajzë gjashtë vjeçare u gjet e fjetur në një fushë pasi u zhduk nga shtëpia e saj në mes të natës, kanë zbuluar pamjet e policisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prindërit e “tmerruar” të fëmijës telefonuan 999 pasi kuptuan se vajza e tyre mungonte në shtratin e saj në fermën e tyre pranë Chittlehamholt në Devon të Anglisë në orën 21:30 të shtunën, 7 gusht.

Dhe pamjet e pabesueshme të marra nga një helikopter policie treguan momentin kur vajza u gjet nga oficerët një orë më vonë – në orën 22.40.

Shërbimi Ajror i Policisë Kombëtare (NPAS) e përshkroi situatën si “makthi më i keq i çdo prindi” ndërsa ndau videon në mediat sociale.

Në një postim në Twitter, forca shkroi: “E zhdukur nga një fermë në një mjedis rural gjatë natës, ajo u gjend në errësirë të thellë nga ekuipazhi ynë i helikopterit duke përdorur sistemin e tyre të kamerave infra të kuqe”.

“Ajo u gjet duke fjetur në një fushë, më shumë se gjysmë milje larg shtëpisë së saj”.

Në video kamera kalon nëpër fusha duke kërkuar shenja të nxehtësisë të cilat shfaqen si shenja të zeza.

Kafshët që kullosin aty pranë mund të shihen me pika rreth kullotave, por është një figurë e vogël pranë një gardhi që tërheq vëmendjen e ekuipazhit. /Telegrafi/

Exit mobile version