Forcat ruse kanë kryer sulme ajrore ndaj caqeve të Shtetit Islamik në Siri, 26 kilometra në jugperëndim të qytet Palmira.
Në një video të publikuar më poshtë, mund të shihet se si helikopteri luftarak Ka-52, hedh në erë një tank të ISIS-it, transmeton Telegrafi.
Disa kilometra më larg, këta helikopterë kanë shkatërruar edhe një kamion që transportonte armë për militantët e ISIS-it, si dhe një veturë tjetër të blinduar. /Telegrafi/