Një video interesante është postuar në internet, ku shfaqet momenti kur një nuse derisa pozonte gjatë një fotosesioni për pak sa nuk goditet nga një helikopter.
Në video mund të shihet helikopteri i rojeve bregdetare duke qëndruar prapa nuses, duke shpresuar se kjo do të ndihmojë në shkrepjen e një fotografie artistike, transmeton Telegrafi.
Por erërat e forta e krijuara nga shpejtësia e madhe e helikës së helikopterit, bëri që velloja e nuses të përfundoj në erë, duke rrezikuar kështu edhe jetën e nuses.
Kjo fotografi rrëqethëse është shkrepur nga fotografi i njohur i dasmave CM Leung.
Nusja dhe dhëndri kishin shkuar për pushime në Islandë por edhe për të realizuar një fotosesion, por ideja e helikopterit për pak sa nuk i kushtoi me jetë nuses. /Telegrafi/