Mbrojtësi i njohur anglez i Manchester United, Harry Maguire ka hasur në telashe edhe jashtë fushe.
Anglezi që është kritikuar shumë për paraqitjet e tij me Manchester United këtë sezon, tashmë i ka dal problem edhe me autoritetet greke.
Ai ndodhet në pushim në Greqi, ndërsa është arrestuar nga oficerët e policisë për shkak se ka goditur një prej tyre.
Maguire ka tentuar edhe t’i shpëtoje arrestimit, por nuk ia ka dalë.
Mbrojtësi i United është dërguar në anije me një patrullë policie dhe në momentin që zbret nga makina tenton të mbulohet.
Gjithsesi ai është filmuar dhe video është publikuar nga mediumi anglez Daily Mail në Angli.
Maguire u përfshi në një sherr, që nisi për shkak se një grup anglezësh po ngacmonin femrat që po shoqëronin futbollistin dhe miqtë e tij.
Përmes avokatëve të tij, mbrojtësi ka hedhur poshtë gjithçka, ndërsa ai nesër do të duhet të paraqitet në prokurori. /Telegrafi/