Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur në një çerdhe, halla fillon të rrahë brutalisht nipin e vet, si shenjë hakmarrje pasi kishte pasur një zënkë me prindërit e tij.
Vogëlushi katërvjeçar i identifikuar si Zhang, shihet në video duke luajtur i vetmuar në klasë, pasi nuk kishte pranuar t’iu bashkohet nxënësve tjerë në ushtrimet e mëngjesit.
Dhe derisa po qëndronte në klasën e një çerdhes në qytetin Yulin në pjesën veriperëndimore të Kinës, futet brenda halla e tij e quajtur Xue e cila pa kurrfarë paralajmërimi fillon ta godas pandërprerë.
Në momentin që është postuar në internet videoja, policia ka ndërmarr masa, derisa në video shihet vogëlushi i pafuqishëm duke u goditur pamëshirshëm nga halla e tij.
Ende nuk dihen motivet e konfliktit, por prindërit e vogëlushit kanë ngritur padi kundër Xue e cila aktualisht është në burg. Ndërkaq, menaxhmenti i çerdhes kanë paguar shpenzimet mjekësore të vogëlushit të pafajshëm. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=LpbQMn2rcos