Ky është momenti kur një person i dyshuar si hajn i biçikletave, “fluturon” në ajër në momentin kur policia e qëllon me revole elektrike.
Carlos Sierra ishte duke shëtitur me biçikletë në një parking nëntokësor në Florida, kur hasi në policinë që e zënë duke vjedhur një biçikletë në atë zonë, transmeton Telegrafi.
Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, shihet një i pastrehë 26-vjeç duke u urdhëruar nga policia që të lë biçikletën dhe të shtrihet me fytyrë në tokë.
Dhe në momentin që policët mundohen ta fusin në veturë të prangosur, ai fillon të ikë, por ky veprim i kushtoi shtrenjtë.
Pasi njëri nga policët nxjerr nga brezi revolen elektrike dhe e qëllon, ku si pasojë ai “fluturon” në ajër dhe përfundon duke u përplasur me fytyrë për tokë. /Telegrafi/