Gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Ferizajit ka ndodhur një vjedhje në një dyqan të akesesorëve. Kamerat e sigurisë të vendosura në dyqan kanë kapur momentin kur hajnat futen brenda për të kryer vjedhjen.
Këto pamje të kamerës së sigurisë kanë arritur në redaksinë e Klan Kosovës derisa bëhet e ditur se shuma e gjësendeve të vjedhura është 55 mijë euro.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke kryer hetimet lidhur me këtë vjedhje.