Ky është momenti kur dhjetëra kalimtarë rasti “fluturojnë” në ajër, pas shpërthimit të një gypi nëntokësor në juglindje të Kinës.
Njëri prej kalimtarëve të rastit ka humbur jetën dhe pesë tjerë janë lënduar rëndë, në këtë incident që ndodhi rreth orës 2:40 gjatë 24 marsit, transmeton Telegrafi.
Policia lokale kanë njoftuar se incidenti është shkaktuar për shkak të shpërthimit të një gypi nëntokësor të gazit, mbi të cilin është ndërtuar një objekt pa leje.
Kamerat e sigurisë në urën Jingdezhen në provincën kineze Jiangxi, kanë filmuar momentin e shpërthimit dhe shkatërrimit të trotuarit mbi të cilin po ecnin kalimtarët e rastit.
Në pamjet e publikuar më poshtë shihen se si kalimtarët fluturojnë në ajër nga shpërthimi i madh, pas të cili krijohet një re e madhe tymi. /Telegrafi/