Manchester City e ka mposhtur dje (e hënë) Leicesterin, për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull.
‘Citizens’ fituan 1 me 0 ndaj ‘Dhelprave’ në Etihad Stadium, gjersa janë vetëm një ndeshje larg për ta mbrojtur titullin.
Realizatori i golit të vetëm në ndeshje ishte Vincent Kompany, që shënoi një gol të bukur nga distanca.
Gola e mbrojtësit belg e ka befasuar Pep Guardiolan, pasi nuk e kishte pritur një gjë të tillë.
“Nuk e prisja, të them të vërtetën nuk e mendoja se do të ishte një gol aq i bukur”, tha trajneri spanjoll pas ndeshjes.
“Në mendjen time thosha që mos të gjuante, por të pasonte, mirëpo ja që ai bëri veprimin e duhur dhe fituan tri pikë tejet të vështira.”, ka shtuar më tej Guardiola. /Telegrafi/
https://twitter.com/Owurakuuu_/status/1125507578530861059