Ky është momenti ku gomonia, e cila dyshohet se trafikonte drogë drejt Italisë, ndiqet nga Guardia di Finanza dhe Roja Bregdetare në ujërat e detit Jon në Vlorë përpara se të futej në grykëderdhjen e Vjosës në Fier ku edhe u kap.
Operacioni nisi prej orës 7 të mëngjesit por vetëm në mesditë u bë e mundur sekuestrimi i gomones.
Në kërkim janë dy skafistët që dyshohet se ndodheshin në bord.
Mjeti dyshohet të jetë nisur me drogë dy ditë më parë nga Vlora drejt Italisë. Në kthim ka nisur ndjekja e saj.
Shikojeni videon e plotë. /Ora News/