Site icon Telegrafi

Momenti kur grupi terrorist i Radoiçiqit gjuajnë me kallashnikovë e zollë policinë e Kosovës në Banjskë

Policia e Kosovës vazhdon të sigurojë informacione e prova të reja rreth sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Së fundi, në një video të siguruar nga Kallxo.com shihen pamjet kur njerëzit e Milan Radoiçiqit sulmojnë policinë me zolla natën e 24 shtatorit.

Në video shihet një terrorist nga grupi i Radoiçiqit i cili me një zollë në krahë, i ulur në gjunjë sulmon policinë e Kosovës.

Ndërsa në videon e dytë një material i filmuar nga kamerat e sigurisë shpërfaq momentet kur grupi i Milan Radojçiqit sulmon me zollë Policinë e Kosovës.

Këto filmime janë pjesë e dosjes hetimore të policisë së Kosovës.

Ndryshe, mëngjesi i hershëm i së dielës të 24 shtatorit e gjeti Banjskën e Zveçanit nën sulme të një grupi serbësh prej më shumë se 30 personave të armatosur rëndë, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku si dhe u plagos pjesëtari i policisë, Alban Rashiti.

Exit mobile version