Telegrafi

Momenti kur gruaja thyen me çekan veturën e ish-bashkëshortit, derisa fëmijët e dyshes ishin brenda dhe nuk mund të ndalnin lotët (Video)

Një grua e nervozuar është filmuar duke ia shkatërruar ish-bashkëshortit veturën me çekan, derisa brenda saj ishin edhe fëmijët e tyre që u tmerruan nga frika dhe nuk mund të ndalnin lotët.

Duke parë se çfarë po ndodh fëmijët tri dhe pesë vjet bërtisnin “babi”, derisa nëna e tyre thyente me çekan dritaret e veturës, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë mund të shihen fëmijët e tmerruar nga frika, duke u munduar të mbrojnë fytyrën nga copëzat e xhamave të thyer.

Por, edhe pse babai i tyre i drejtohej ish-bashkëshortes duke i thënë, “ua ke prerë fytyrat fëmijëve”, asaj ky fakt nuk i bëri përshtypje dhe vazhdoi duke goditur veturën me çekan.

Kjo grua është në arrati, kurse policia kërkon ndihmën e qytetarëve nëse kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e saj. /Telegrafi/