Site icon Telegrafi

Momenti kur gruaja përdori reflekset për të shpëtuar foshnjën e saj që po binte me kokë në dysheme

Ky është momenti kur një grua me reflekset e saj shpëtoi foshnjën e saj e cila për një moment po binte nga tavolina në dysheme.

Pamjet të cilat janë filmuar në Kinë, javën e kaluar, tregojnë gruan e cila vendosi në momentin e duhur këmbën e saj, për t’ia shpëtuar kokën vogëlushit.

Gruaja, e identifikuar vetëm si Zuo, tha se mjekimi e kishte bërë atë të plogësht, pasi duket se ishte ftohur, por ndodhi instinkti i nënës kur pa se fëmija ishte zvarritur mbi një tavolinë.

E gjithë ngjarja thuhet se ndodhi në shtëpinë e tyre në qytetin Changchun të provincës lindore kineze, Jilin. /Telegrafi/

Exit mobile version