Telegrafi

Momenti kur gruaja me 75 mijë dollarë, lufton “për jetë a vdekje” me hajnat (Video)

Një grua që luftoi kundër një bande për të mbrojtur një çantë që mbante 75,000 dollarë edhe u “shkel” nga grabitësit, pasi ata ikën nga vendi i ngjarjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Policia tha se gruaja, e cila nuk është identifikuar, është ndjekur nga grupi ndërsa ka lënë të premten një bankë aty pranë në Hjuston të Teksasit.

Siç thuhet më tej, videoja e lëshuar nga zyra e policisë tregon se si shpërthen grindja, ndërsa gruaja bën rrugën e saj drejt një stacioni të gazit Valero, të cilin ajo bashkë-zotëron.

Gruaja, e cila tani është në gjendje kritike në spital, tentoi të ikte, derisa një burrë del nga një veturë, drejt saj.

Gjithashtu burri i gruas mund të shihet duke nxituar nga dyqani ndërsa ajo vazhdon të flasë me të dyshuarin dhe së shpejti të tre janë të përfshirë në një betejë mbi çantën. /Telegrafi/