Është shfaqur pamja që supozohet të jetë momenti kur disa grabitës u përpjekën të hynin në shtëpinë e mbrojtësit, Dejan Lovrenit.
Pamjet e kamerave tregojnë dy persona të maskuar që bën një numër goditjesh në një derë qelqi.
Kjo e fundit pastaj thyhet ndërsa burrat – të cilët duket se janë të tronditur – ikin nga skena pa u futur në pronë.
Videoja që zgjat rreth 19 sekonda është publikuar nga mediat kroate, Sportskee Novosti dhe Jutarnji List.
E gjithë ngjarja ka ndodhur teksa futbollisti kroat ishte në ndeshjen e Liverpoolit kundër Mariborit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Hetimet e detektivëve janë në fazën e hershme, por besohet se grabitësit u arratisën me një makinë ndërsa policia apelon se kushdo që i njeh autorët le t’i kontaktojnë”, tha një zëdhënës i policisë.
Kujtojmë se është grabitur edhe shtëpia e sulmuesit të Liverpoolit, Sadio Manes. /Telegrafi/