Telegrafi

Momenti kur gorilla qëllohet derisa po e ‘mbronte’ djaloshin 4-vjeç që kishte rënë në kafazin e tij (Foto/Video, +16)

Një video shokuese është shfaqur në internet, ku shihet se si gorilla Harambe po mbronte një vogëlush katër vjeç i cili kishte rënë në kafazin e tij.

Por fatkeqësisht me të parë se fëmija ishte në rrezik, stafi i kopshtit zoologjik kanë qëlluar për vdekje gorillën duke u frikësuar se mund ta lëndojë vogëlushin, transmeton Telegrafi.

Në video mund të shihet se si gorilla 17-vjeçe qëllohet për vdekje nga stafi i kopshtit zoologjik, pasi menduan se me këtë veprim do të mbrojnë vogëlushin që kishte rënë në kafazin e gorillës.

Megjithatë, dëshmitarët okularë kanë pohuar se gorilla për asnjë moment nuk kishte shfaqur sjellje agresive ndaj djaloshit.

Por me sa duket britmat e atyre që po shikonin këtë moment i futën panikun kafshës, e cila reagoi pa kontroll duke tërhequr zvarrë vogëlushin deri tek uji.

Por disa sekonda më vonë mund të shihet se si djaloshi qëndron i qetë pranë kësaj kafshe gjigante.

Madje në një moment, gorilla i vë dorën në krah vogëlushit simpatik, thuajse dëshironte t’i tregonte se nuk do ta lëndoj. /Telegrafi/