Një video shokuese është shfaqur në internet, ku shihet se si gorilla Harambe po mbronte një vogëlush katër vjeç i cili kishte rënë në kafazin e tij.
Por fatkeqësisht me të parë se fëmija ishte në rrezik, stafi i kopshtit zoologjik kanë qëlluar për vdekje gorillën duke u frikësuar se mund ta lëndojë vogëlushin, transmeton Telegrafi.
Në video mund të shihet se si gorilla 17-vjeçe qëllohet për vdekje nga stafi i kopshtit zoologjik, pasi menduan se me këtë veprim do të mbrojnë vogëlushin që kishte rënë në kafazin e gorillës.
Megjithatë, dëshmitarët okularë kanë pohuar se gorilla për asnjë moment nuk kishte shfaqur sjellje agresive ndaj djaloshit.
Por me sa duket britmat e atyre që po shikonin këtë moment i futën panikun kafshës, e cila reagoi pa kontroll duke tërhequr zvarrë vogëlushin deri tek uji.
Por disa sekonda më vonë mund të shihet se si djaloshi qëndron i qetë pranë kësaj kafshe gjigante.
Madje në një moment, gorilla i vë dorën në krah vogëlushit simpatik, thuajse dëshironte t’i tregonte se nuk do ta lëndoj. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MmtCQCX7sFo
https://www.youtube.com/watch?v=3t-567shErg