Telegrafi

Momenti kur gjyshja dhe gjyshi e kuptojnë se mbesa e tyre ka edhe një vëlla binjakë, prindërit e mbajtën sekret gjatë kohës së izolimit

Ky është momenti emocionues kur një çift befasojnë gjyshin dhe gjyshen, duke zbuluar para tyre se ata i kishin uruar mirëseardhjen në këtë botë jo një foshnjeje, por dy.

Në videon e shpërndarë nga babai i foshnjave Tom Shircliff, shfaq gjyshen Martha James Hall e cila mbetet e shokuar kur e kupton se e ka edhe një nip që ka lindur më 13 qershor, dhe që asokohe nuk i është lejuar ta vizitojë të ëmën në spital për shkak të pandemisë së coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq e ëma e foshnjave, Brianne Shircliff dëgjohet duke qeshur prapa kamerës, derisa gjyshja e shokuar reagon në mënyrë unike kur e kupton se vogëlushja Brinkley që po flinte para saj kishte një vëlla binjakë të pagëzuar me emrin Ace Leo.

“Është foshnje e vërtetë”, dëgjohet gjyshja duke thënë derisa insistonte të pyeste çiftin nëse bëhej fjalë për ndonjë shaka. /Telegrafi/