Editorja e të përditshmes ruse “Koza Press” ka ndërruar jetë, pasi i vuri vetes flakën para zyrave të ministrisë së Punëve të Brendshme në qytetin Nizhniy Novgorod, shkruan BBC.
Bëhet fjalë për Irina Slavina e cila një orë para vdekjes kishte shkruar në profilin e saj në Facebook: “Se duhet fajësuar Federata Ruse për vdekjen e saj”, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër autoritet e këtij vendi kanë konfirmuar lajmin, se trupi i saj i djegur është gjetur para zyrave të ministrisë së Punëve të Brendshme.
Slavina kishte deklaruar të enjten se policia ia kishte bastisur apartamentin, duke kërkuar materiale që e lidhin me grupin pro-demokracisë “Open Russia”, duke i sekuestruar të dhëna nga kompjuterët.
Pamjet duke ia vënë vetes flakës janë publikuar në internet, ku shfaqet ajo në rrugën Gorky, ku ministri i Brendshëm në Nizhny Novgorod ushtron detyrën.
Në video shihet një burrë që vrapon për ta ndihmuar që t’ia fik zjarrin, por ajo vazhdimisht e shtynte pas derisa rrëzohet në tokë e mbuluar e tëra nga zjarri.
E komiteti rus i Hetuesisë, ka konfirmuar se Irina Slavina që ka lënë pas bashkëshortin dhe një vajzë, ka ndërruar jetë si rezultat i plagëve të marra nga djegia – duke mohuar kategorikisht se ka se vdekja e saj ka ndonjë lidhje me bastisjet që ishin kryer në apartamentin e saj. /Telegrafi/