Televizioni shtetëror ka publikuar pamjet kur konfirmohet vdekja e presidentit Ebrahim Raisi, pasi helikopteri më të cilin po udhëtonte u rrëzuar në një zonë malore në veriperëndim të Iranit.
Gazetari i televizionit iranian kishte ndërprerë transmetimit e paraparë në axhendë për ta kumtuar lajmin për vdekjen e Raisit, ministrit të Jashtëm si dhe gjashtë zyrtarëve tjerë, transmeton Telegrafi.
Raisi ishte nisur për në Azerbajxhan për inaugurimin e një dige të re si dhe do të ndiqte disa ngjarje tjera, ku në mesin e të cilave ishte paraparë edhe takimi me homologun nga Azerbajxhani.
Deri më tani është konfirmuar identiteti i pesë personave, por mbeten edhe tre tjerë që akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe që ishin në helikopterin e rrëzuar.
Tërheqja e trupave të pajetë nga zona malore është kryer, kurse droni turk ishte ai që lokalizoi mbetet e helikopterit të rrëzuar iranian. /Telegrafi/
This is the moment Iranian State TV confirmed the death of President Ebrahim Raisi after the helicopter he was travelling in crashed in a mountainous area of northwest Iran.
Full story: https://t.co/Qqqn64O0xi pic.twitter.com/vDrnKxwhC7
— Sky News (@SkyNews) May 20, 2024