Telegrafi

Momenti kur frontmeni i rock bendit legjendar “Metallica”, përshëndet shqiptarët në koncertin në Londër (Video)

Getty Images

Ditën e djeshme është bërë temë në media një fotografi e rock bendit legjendar “Metallica”, ku shfaqeshin me flamurin kombëtar.

Kjo është arritur në sajë të një fansi shqiptar Ervin Gjonaj, i cili është ndjekës i rregullt i koncerteve të grupit.

Lexo po ashtu Fansi i Metallicas publikon imazh të bendit legjendar me flamurin kuq e zi (Foto)

Ai ia kishte bërë dhuratë për ditëlindje Robert Trujillos, basistit të grupit një fanellë shqiptare.

Ndërkohë si shenjë falënderimi, James Hetfield – vokalisti i grupit, ka përshëndetur në fillim të koncertit të gjithë shqiptarët e pranishëm.

Në momentin që kjo deklaratë është thënë, janë dëgjuar duartrokitje dhe brohorima nga shqiptarët e pranishëm.

Videoja më poshtë e sjell të qartë këtë moment. /Telegrafi/